Osman Musliu, hoxha nga Drenasi, që njihet në publik si Mulla Osmani, ka folur edhe për dy vizitat që i kishte pasur Albin Kurti në odën e tij.
Ai e pranon se e ka shok Albinin, por thotë se shokë i ka edhe politikanët e tjerë.
Hoxha tha se ka pasur pasoja në Drenicë pasi ka dal hapur me Kurtin.
“E di që kam pasur pasoja kapak në Drenicë, se nuk është kollaj me kanë në Drenicë me pas shok dhe me dalë në mënyrë të hapur. Pasuli i parë ke shumë i mirë se shkoj në 51%, ky i dyti ka mbet në 42%”, ka thënë hoxha Musliu podcast-in “Përballje me Gazin” .