1.5 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

“Kam fjetur rrugëve, s’kam pasur për të ngrënë”, rrëfimi emocionues i Gjestit

- Advertisement -

Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka treguar sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të arritur aty ku është sot.

“Vendosa të largohem nga katuni tim, nuk ju kam folur prindërve për dy vjet. Ika në Prishtinë, e kam shitur një telefon, për të arritur atë që dua. Babai nuk kishte mundësi të më ndihmojë, unë vendosa vet, kam kaluar shumë gjëra, kam fjetur rrugëve s’kam pasë as të ngrënë, ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh Gjesti.

Gjatë kohës sa kam qenë në Prishtinë, për të arritur suksesin tim, e kam takuar një vajzë, kam qenë në lidhje 5 vjet, nuk kemi pasë rrymë, i kam bërë shumë gjëra të këqija asaj, nuk kam mundur ta kontrollojë veten, aq shumë e kam dashur, dhe më ka dashur, kam qenë në depresion të thellë, nuk kam pasur zgjidhje”.

“Një euro dy euro sa i kishim femra merrte nga familja e saj dhe me ipte mua. E kam lënduar shumë e kam tradhtuar. Nëse kisha rilindur njëherë, kisha dashur me ia ditur vlerën njeriut që e kam dashur me gjithë shpirt dhe nuk e kisha bërë asnjëherë”, tha Gjesti.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit