Home Lajme “Kam fakte” Haradinaj thotë se Kurti i ka intervistuar personalisht anëtarët e bordit të ujësjellësit

“Kam fakte” Haradinaj thotë se Kurti i ka intervistuar personalisht anëtarët e bordit të ujësjellësit

0
“Kam fakte” Haradinaj thotë se Kurti i ka intervistuar personalisht anëtarët e bordit të ujësjellësit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka intervistuar personalisht anëtaret e bordit të ujësjellësit dhe i njëjti ka deklaruar se ka fakte për këtë.

Haradinaj ka thënë se kryeministri e ka intervistuar një person konkret, që sipas tij është e jashtëligjshme dhe për këtë ai nuk mundet me u shkëput nga ta.

Ai në një intervistë për Gazetën Nacionale ka deklaruar se e ka këshilluar Kurtin që të ndahet nga shokët.

Kurti është shefi. Kurti ka shkuar aq larg sa që personalisht ka intervistuar anëtaret e bordit të ujësjellësit, dhe i ka pyetur se a ke kontakt më këtë, a ke marrëdhënie më atë, pra është interesuar edhe për jetën private. Nuk e jap emrin se më vije keq, po po kam fakte. Egzistojnë njerëz të gjallë që e dinë këtë.” – ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se ky është një sistem i dëmshëm, pa ekuilibër të brendshëm dhe totalisht korruptive.

Ky është një sistem i dëmshëm. Është pa ekuilibër të brenshëm. Është totalisht korruptiv. Kurti me vetëdije ka dërguar në vendimmarrje ku ka interesa financiar njerëz, që janë lidhje e shkurtër, komunikim direkt dhe që janë dosta mes veti” – është shprehur tutje Haradinaj.

Exit mobile version