-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

“Kam ditë që dua të jem e keqe…”, Khloe Kardashian flet për raportin me Tristan pas tradhtisë!

- Advertisement -

Khloé Kardashian ka treguar se janë miq ende me babanë e fëmijëve të saj dhe se kjo vjen për shkak të bashkëprindërimit, pavarësisht tradhëtive nga ana e tij. Por në një intervistë të re, ajo pranoi se disa ditë mund ta testojnë durimin e saj.

“Më duhej të mësoja të kontrolloja ndjenjat e mia,” shpjegoi ajo për Page Six.

Shumë herë ndjenjat e mia më kontrollonin dhe isha impulsive dhe postoja gjëra në Twitter për të cilat jam penduar. A kam ditë që dua të jem e keqe? Sigurisht! Por unë e bëj këtë privatisht.

Por pavarësisht ndjenjave të saj, sipërmarrësja është e bindur se nuk do të pendohet kurrë që është e mirë.

A do të ishte vërtet e lehtë të mos flisja më kurrë me të? Sigurisht,. Është shumë më e vështirë të jesh e mirë. Është shumë më e vështirë kur je vërtet e zemëruar me dikë dhe të duhet të rrish në të njëjtin vend me të dhe fëmijët. “Më beso”, shtoi Khloe, “nuk ndihem kështu çdo ditë.”

Themeluesja e “The Good American” dhe Thompson, kanë një marrëdhënie famëkeqe dhe mjaft të trazuar. Para se vajza e tyre, True, të lindte në vitin 2018, lojtari i NBA u pa duke flirtuar me një grua të paidentifikuar në New York City. Ata u ndanë në vitin 2019 pasi Thompson u kap këtë herë duke u puthur me ish-shoqen më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit