6.2 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

“Kam dashur të të ndihmoj”, deklarata e Ilirit çudit Donaldin

- Advertisement -

Iliri dhe Donaldi janë dy nga banorët më të komentuar të këtij “Big Brother VIP” dhe njëkohësisht të dy shihen si pretendentët kryesorë për ta fituar atë. Që në javët e para ata kanë patur një debat të ashpër dhe u kthyen në dy “kundëtshtarë” të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Tani ata janë shumë afër finales, e duket se po reflektojnë për qëndrimin në shtëpi dhe veprimet e tyre.

Mbrëmjen e kaluar, në një bisedë në oborr, Iliri i ka pohuar Donaldit se ka dashur ta ndihmojë në disa spektakle.

Kjo situatë ka sjellë një reagim plot të qeshura nga Donaldi, i cili është treguar mosbesues.

“Ti ke dashur të më ndihmosh?”, i është drejtuar ai Ilirit. Ky i fundit ka pranuar se e ka ndarë shapin nga sheqeri dhe se defekti i Donaldit është se shumë herë nuk e ka kuptuar.

Kujtojmë se balerini më herët ka pranuar se dëshiron që aktori të mos jetë në finale, sepse është lojtar i fortë, por njëkohësisht sipas tij, e meriton të jetë në finale.

Nga ana tjetër, Donaldi ka pohuar se Iliri është lojtar më i fortë se ai, për shkak se ka durim, gjë që aktori nuk e ka.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit