Dea ka ndarë detaje nga një problem i saj shëndetësor, si po e menaxhon tani, por dhe shumë të pathëna të tjera…
Gjatë kësaj interviste, moderatori i njohur e pyeti atë: “E vizualizon veten shpesh si nënë?”.
Vieri u shpreh se i do shumë fëmijët si dhe ka një mbesë që e do shumë.
“Gjithmonë kam thënë që dua të bëhem nënë, por kohëve të fundit, ndonjëherë edhe ndryshoj pak mendje, stepem, sepse më duket shumë e vështirë të rritësh një fëmijë në ditët e sotme. Unë do të doja që të kisha një fëmijë dhe të mos i mungonte asgjë, as nga ana financiare, që dhe unë të mos torturohesha. Dëgjoj gjithmonë nga mami e nga gjyshja, ‘bëje një fëmijë se ta rrisim ne, apo rritet vetë, apo si janë rritur më përpara.’ Unë vij nga një familje që ka qenë një familje normale shqiptare, nuk është se ka pasur shumë të ardhura. Mua më është dashur të luftoj shumë. Unë jam 28 vjeçe, punën e parë e kam patur 17 vjeçe, jam torturuar, jam lodhur. Nuk do të doja që këto gjërat që kam kaluar unë, t’i kalonte dhe fëmija. Do doja që fëmijës tim t’i lija 2-3 gjëra gati. Nuk do të doja t’ia lija të gjitha gjërat gati, por disa gjëra. Për shembull mua më ka mbetur peng që nuk kam bërë universitetin që do të doja, sepse familja ime nuk e përballonte dot, doja të studioja jashtë, të bëja një universitet të mirë. Mua më ka ngelur peng që nuk e kam bërë dot atë që doja të bëja. Të paktën do të doja që fëmija im të mos kishte probleme të tilla. Unë nuk fajësoj njeri për këtë, sepse është normale që të mos i marrim ndonjëherë atë që duam, por nuk do të doja që fëmija im të kishte këto lloj gjërash”, tha Dea Vieri.






