-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

“Kaluam pandeminë e ndihmuam Ukrainën,” Johnson në fjalimin e fundit: Misioni u krye kryesisht, hasta la vista, bebe

- Advertisement -

Kryeministri britanik Boris Johnson pati sot paraqitjen e tij të fundit parlamentare të shoqëruar me një duartrokitje nga partia e tij e tallje nga kundërshtarët. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fraza e daljes: “Misioni u krye kryesisht … hasta la vista, bebe.”

Kujtojmë se Johnson u detyrua të  japë dorëheqjen në fillim të këtij muaji pas një rebelimi masiv kundër këtij të fundit pas një sërë skandalesh dhe pasi partia e tij vendosi që kishte minuar aftësinë e tij për të udhëhequr më gjatë vendin pas tre viteve të trazuara në krye.

Duke folur në  “Pyetjet e Kryeministrit” për herë të fundit, ku nuk munguan debatet e zhurmshme me rivalët politikë, Johnson u kujdes të kujtonte mënyrën sesi qeveria e tij është përgjigjur ndaj pandemisë së Covid-19 dhe mbështetjen që vendi i dha Ukrainës.

“Ne kemi ndihmuar, unë kam ndihmuar që ky vend të kalojë një pandemi dhe të ndihmojë në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbarizmi. Dhe sinqerisht, kjo është e mjaftueshme..Misioni u krye kryesisht,” tha Johnson. /abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit