Është votuar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.
Raportin e ka paraqitur Artan Abrashi.
“Në mbledhjen e mbajtur të komisionit për verifikim të mandateve, ka ndryshim të pozicioneve të atyre që kanë votuar kundër. Në raport konstatoj se komisioni për verifikim të mandateve, i themeluar me vendim të Kuvendit me 15 prill, në bazë të nenit 9 Kuvendit ia paraqet këtë raport: në mbëstehtje të nenit 5 në mbledhjen e mbajtur këtij raporti ia bashkangjet vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve. Komisioni në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit konstaton: në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë”, ka thënë ai.
Raporti është votuar nga 119 deputetë.