8.6 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Kallas: Shqipëria dhe Mali i Zi histori suksesi në integrim, tensionet në Ballkan po rriten, të ecim shpejt drejt anëtarësimit

- Advertisement -

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka vënë theksin këtë të hënë mbi rëndësinë jetike të përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane, në një kohë kur tensionet në rajon janë në rritje.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, Kallas dha një mesazh të fortë mbështetës për Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilat i cilësoi si modele pozitive të reformave integruese.

“Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm domethënës. Jam e bindur se këto dy vende do të jenë histori suksesi në këtë proces“, deklaroi Kallas, duke shtuar se procesi i integrimit është jetik për stabilitetin rajonal.

Gjatë fjalës së saj, Kallas shprehu shqetësimin për rritjen e tensioneve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar nga BE që të veprojë më shpejt me zgjerimin: “Rritja e tensioneve e bën edhe më të domosdoshëm një hap konkret në procesin e zgjerimit. Ne kemi nevojë për histori suksesi – dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për ta bërë këtë.Ne gjithashtu duam të ecim përpara me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shumë prej ministrave deklaruan se çdo pjesëmarrje në paradën e 9 Majit në Moskë do të ishte kundërproduktive për palën serbe”

Sipas zv.presidentes së Komisionit Evropian rritja e tensioneve në BP sjell nevojën që BE të ketë një hap tjetër në procesin e zgjerimit të bllokut.

“Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”,-është shprehur Kallas.

Të ngjashme

Të fundit