Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas të martën pasdite ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në platformën”X”, Kallas u shpreh se e vetmja rrugë drejt antarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Tutje, ajo përmendi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ku tha se kryesit duhet të përballen me drejtësinë.
Postimi i plotë:
I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryesit duhet të përballen me drejtësinë