5.9 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Kallas: Europa vazhdon të jetë nën kërcënimin rus, do ta mbrojmë Ukrainën

- Advertisement -

Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhëndje për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas tha se çdo marrëveshje paqeje duhet të vendosë detyrime mbi agresorin dhe jo mbi viktimën. Drafti fillestar i marrëveshjes, i hartuar nga SHBA-ja dhe Rusia, përfshinte kërkesa që favorizonin Moskën, si heqja dorë e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, dorëzimi i territoreve dhe kufizimi i ushtrisë në 600 mijë trupa.

Kallas theksoi se qasja duhet të jetë e kundërta, duke kërkuar kufizim të ushtrisë dhe buxhetit rus. Ajo paralajmëroi se një vend që shpenzon 40% të buxhetit për ushtri, “do të tentojë ta përdorë atë sërish”.

Sipas saj, fokusi duhet të jetë te lëshimet që bën Rusia, për të garantuar që agresioni të mos përsëritet. Pas reagimeve të ashpra evropiane, SHBA-ja dhe Ukraina arritën marrëveshje, për një tekst të modifikuar, i cili ende nuk është bërë publik. Rusia ka kundërshtuar ndryshimet, dhe disa çështje pritet të diskutohen nga Zelensky dhe Trump.

Vendet e BE-së këmbëngulin që Ukraina të ketë të drejtën sovrane të përcaktojë vetë madhësinë e ushtrisë së saj. Kallas tha se Rusia po negocion vetëm sepse “nuk i ka arritur objektivat në fushën e betejës”.

Disa ministra evropianë theksuan nevojën për rritjen e presionit ekonomik e politik ndaj Moskës. Presidenti Macron kërkoi një ushtri të fortë ukrainase dhe garanci të prekshme sigurie. Kallas përfundoi fjalën, duke thënë se nëse agresioni shpërblehet, ai do të përsëritet, duke rrezikuar sigurinë e gjithë Evropës.

Të ngjashme

Të fundit