-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

“Kali, dhelpra, kafe pa filxhan, thikat mbi harta”: Metaforat që Kurti i përdori për Asociacionin, Kosovën e Serbinë

Së fundmi, më saktësisht në një intervistë për “Veçernji List”, Kurti përdori një metaforë ku përfshiheshin dy kafshë të egra: kali dhe dhelpra. Duke shpjeguar vërejtjen e tij për ndërkombëtare, Kurti theksoi se ata kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, duke iu referuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd. Në ven​d të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua.” – tha ai.

Në fakt “bast në kalin e gabuar” është një metaforë e njohur në gjuhën angleze, që tregon për kalkulimin e gabuar gjatë ndonjë procesi. Në një paraqitje tjetër, kohë më parë, Kurti e kishte përdorur edhe një metaforë të çuditshme. Përderisa fliste për gazetën “Der Standard”, Kurti deklaronte se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociaconit duke u bazuar në kritere etnike.

Pyetja e radhës që iu shtrua ishte kjo: “Pra ju po përjashtoni një Asociacion me komunitet serb?”.

Pas kësaj pyetje, erdhi përgjigja interesante e Kurtit ku përmendi serb Vuçiq, të cilit iu përgjigj përmes metaforës tashmë të njohur “se s’mund të servosh kafe pa filxhan”.

“I kam thënë Vuçiqit që e kam përshtypjen se ai nuk dëshiron asociacion të komunave, sepse nuk mund të kërkosh asociacion dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Nuk mund të servosh një makiato pa një filxhan kafe.” – tha kryeministri i Kosovës.

Ndërsa gjatë një interviste për për “Der Bund”, Kurti ishte pyetur, mes tjerash, sërish edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Pse nuk impementoni marrëveshjet, si ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe?” – kishte qenë pyetja që iu bë Kurtit.

Kurti kishte dhënë një deklaratë të ngjajshme, por duke e ndryshuar metaforën. Nga kafe pa filxhan, tash produkti i përmendur nga Kurti ishte “çaji”.

“Ai s’mund të thotë që Kosova është shtet i rremë dhe në të njëjtën kohë të kërkojë autonomi të komunave brenda këtij shteti. Është si të porositësh çaj pa filxhan. Ne nuk jemi budallenj.” – tha ai.

Kurti kishte zgjedhur të sqaronte qëndrimin e tij për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë, ide e mbështetur nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një metafore të çuditshme. Në fakt, Kurti kishte tentuar të ilustronte mendimin e tij, duke theksuar se në Uashington, ku pritej të mbahej një takim, kishte “thika mbi harta”.

“Marrëveshja është e gatshme ku këta me thika mbi hartën e Kosovës kanë qëndruar për dy vjet e tash mua duan të më ftojnë t’i bashkohem tavolinës për kërcitjen e tapës së shampanjës, unë nuk e bëj këtë.“ – deklaronte Kurti vite më parë.

Por thikat mbi harta nuk u panë kurrë, pasi ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk u realizua kurrë. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit