Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se Kalaja e Deçanit pritet të shndërrohet në Rezidencë Komunale.
Siç njofton ai, kjo do të bëhet në marrëveshje me pronarët e saj.
“Kjo kullë-kala në të ardhmen e afërt, do shndërrohet në qender Rezidenciale Komunale, në marrëveshje me pronarët e saj”, ka shkruar ai.
