1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë”, Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë shumë kakofoni si arsyetim për mungesë të veprimeve konkrete.

Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se “VV-ja qe një kohë e ka atë që quhet kultura e retorikës së mjegulluar, dmth sa më shumë mjegull e duke mos thënë asgjë”.

“Kemi deklarata të pafundme, që realisht janë një lloj injorance e maskuar si dituri që I servohet popullit në diasporë, dhe khjo injorancë eshte evidente, dhe fjalitë të cilat dalin atje, nuk I takojnë njëfarë elite politike, mos ti përmendim frazat që i ka thënë Donika e Albin Kurti.

VV-ja qe një kohë e ka atë që quhet kultura e retorikës së mjegulluar, dmth sa më shumë mjegull e duke mos thënë asgjë. Pra e ka humb peshën e fjalisë, e cila është e bazuar në veprime e cilësi të qeverisjes. Nëse e shihni edhe këtu të gjithë ministrat që ballafaqohen me vështirësi, VV përmes figurave mundohet të krijojë njëfarë kakofonie si arsyetim për mungesë të veprimeve konkrete. Pra baba i kësaj kakofonie, flijimi, injoranca e VV e cila është në publik është Hekuran Murati”, thotë Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit