12.2 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Kajtazi: VV shantazhon prokurorët, urgjencë që Kurti të largohet nga pushteti

- Advertisement -

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, po shantazhon institucionet e shtetit me video komprometuese, me qëllim që t’i kapë ato.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, gazetari tha se këtë akt e kanë kryer ndaj prokurorëve.

“Tani këta kanë filluar që gradualisht me i kap edhe institucionet e tjera, përfshirë edhe Këshillin Prokurorial. Tashmë kanë arrit njerëzit e vet me i instalu aty, meqë iu është dashur gradualisht me i kap këto institucione, në mënyrë që Prokuroria të mos funksionojë më, madje edhe në forma tepër bizare, siç është shantazhi i prokurorëve të caktuar me video komprometuese”, u shpreh ai.

“Këtë që po e them, nuk po ia fus kot, po e them publikisht”, shtoi tutje ai.

Sipas Kajtazit, me këtë formë të shantazhimit, VV mundohet të kapë çdo institucion.

“Është urgjencë kombëtare, që ky njeri [Albin Kurti], të largohet nga pushteti”, tha analisti.

Të ngjashme

Të fundit