Opinionisti, Vehbi Kajtazi ka thënë që sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kajtazi thotë se edhe sistemi i rezultateve të KQZ-së është sulmuar, ani pse nuk u dha një përgjigjie kush është pas tyre.
“Ka pasur sulm në faqen e KQZ-së, këtë e konfirmoi vetë sot kompania CACTTUS, që ka thënë se ka pasur sulme të vazhdueshme në faqen e KQZ-së gjatë ditës së djeshme. Nuk treguan se nga ku erdhën”.
“Mbrëmë kur kanë dalë Exit-pollet, ka dalë rreth 37 për qind, mendoj se është parapërgatitje për mos me i pranu këto rezultate. Këta po e mbajnë shtetin me propagandë, e s’po e bëjnë një propagandë të tillë”, tha ai për emisionin “Rubikon”.