-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Kajtazi: Vota për Kurtin më shumë votë inati sesa rezultat pune

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje arsyet reale të mbështetjes së qytetarëve.

Në emisionin VV Show, Kajtazi tha se, sipas tij, vota për Vetëvendosjen nuk është domosdoshmërisht rezultat i realizimit të premtimeve qeverisëse, por më shumë një reagim emocional i elektoratit.

“Pa u realizu premtimet që i ka dhënë, pa një shpjegim se për çka votohet, ende nuk e dimë nëse kjo votë është votë inati apo rezultat. Unë besoj se është e para, sepse rezultatet mungojnë pothuajse në gjithçka që ka premtuar LVV dhe Albin Kurti në vitin 2021,” u shpreh Kajtazi.

Ai shtoi se një analizë e thjeshtë përmes krahasimit të premtimeve elektorale me punën e realizuar deri më tani tregon një bilanc zhgënjyes.

Sipas tij, “me një kërkim në internet të asaj se çfarë është premtuar dhe çfarë është realizuar, rezultati është tepër zhgënjyes”.

Megjithatë, Kajtazi theksoi se vullneti i qytetarëve duhet respektuar, pavarësisht kritikave. “Populli vendosi. Populli nuk gabon, edhe atëherë kur e ka gabim,” përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit