Gazetari Vehbi Kajtazi duke folur për gjendjen aktuale politike në Kosovë, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për kapje të institucioneve dhe përpjekje për të instaluar frikë dhe diktat në vend.
“Kjo situatë në të cilën jemi kurthu, nuk lëviz më kurgjo. Gjithçka është bllokuar. Kuvendi më po shihet, nuk ka perspektivë”, deklaroi Kajtazi, duke nënvizuar një krizë të thellë funksionale në institucionet shtetërore.
Ai theksoi se kjo nuk është një situatë e rastësishme, por një gjendje e krijuar me qëllim nga Kurti.
“Prap unë kthehem te këto partitë tjera. A nuk janë tu e pa ata që Albin Kurti saktësisht këtë e ka dashtë. Pra, ki kuvend jofunksional, ki qeveri ozurpatore, dhe ka nisë këtë logjikën e tij të diktatit me instalu gjithandej”, tha ai në “VV Show”.
Sipas Kajtazit, presioni dhe frika janë duke u përhapur nëpër institucione, përfshirë edhe Policinë e Kosovës.
Ai përmendi rastin e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçlës, i cili ka kërcënuar drejtorin e Policisë për mosinformim rreth arrestimit të një personi të afërt me VV-në.
Situata, tha ai, u shfaq më qartë në Skënderaj, ku policë u suspenduan për shkak se nuk e parandaluan një protestë simbolike me vezë ndaj eskortës së kryeministrit.
“Pra me logjikën e diktatit me instalu edhe frikë në institucione, në polici. Shkon Xhelali e kërcënon atje drejtorin e Policisë pse nuk keni njoftu që është arrestu një dost i tyre. Kjo u shfaq shumë në Skënderaj. Ke ajo për të cilën ti dhe unë dhe pak tjerë kemi fol që sa kohë, për rrezikun që i vjen demokracisë dhe lirisë së njerëzve në këtë vend.
Janë suspendu policët pse nuk kanë arrit me parandalu sulmin me vezë ndaj eskortës së kryeministrit. Ndaj makinave. Makina e Kurtit, Toyota është e blinduar. Njerëzit duhet me ditë këtë. Ajo i reziston edhe mjeteve shpërthyese e tjerave. Kurti po do me bë të ndaluar përdorimin e vezës si protestë që është e lejume në të gjitha vendet e botës e që në fakt LVV e ka apliku më së shumti duke i godit njerëzit edhe në fytyrë e çdokund”, theksoi Kajtazi.