22 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Kajtazi: Thonë se Albini po e lufton Serbinë, por VV e ka lënë Kosovën të izoluar

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar politikën e jashtme të Qeverisë Kurti, duke thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje për aleanca ka çuar vendin në një pozitë të izoluar dhe të pafuqishme në arenën ndërkombëtare.

Duke folur në emisionin “VV Show”, Kajtazi tha se për dallim nga partitë tjera që kishin orientime të qarta në marrëdhëniet ndërkombëtare, LDK me Gjermaninë, PDK me Shtetet e Bashkuara, Vetëvendosje ka operuar për një kohë pa një aleat të besueshëm në Perëndim.

“Këtë qasje e ka pas edhe VV, si shtet si Kosovë me lidh aleanca. LDK ka qenë gjithmonë e lidhur me Gjermaninë, PDK një periudhë ka pas raporte të ngushta me Amerikën për shkak të politikave që ka ndjek Thaçi. Ndërkohë VV pati mbetur në një situate pa aleat. Ka pas tendenca të mëdha me pas një aleancë me Turqinë dhe tash kur po e shoh Kosovën të udhëhequr nga VV po ma konfirmon atë qasjen e mëhereshme që e ka pas ky subjekt politik që me pas alenacë jo domosdoshmërisht me perëndimin, por me pas me një vend që është as lindje as perëndim dhe që na lidh gjithçka e kaluara me Turqinë”, tha Kajtazi.

Ai ngriti shqetësimin se kjo strategji e paqartë ka prodhuar pasoja të rënda për Kosovën, duke e lënë vendin pa përkrahje në momente të vështira.

“Këtë qasje që e ka ndjek Kurti, mos na ka sjell në një situatë të keqe, tash kur nuk kemi më asnjë aleat? Të paktën një me pas. Se kur na bërtet dikush në BE, një tjetër me thënë: ‘kadal bre, se nuk kanë bash faj’”, shtoi ai.

Kajtazi theksoi gjithashtu dëmet konkrete që Kosova po përjeton si pasojë e kësaj izolimi.

“Ne a kemi mujt me ba hapa shumë përpara që me pas aleanca me na lehtësu rrugën dhe jo tash ne me qenë në sanksione? Presidentja Vjosa Osmani foli për 900 milionë humbje nga të cilat kosovarët janë të privuar me pas qasje në këtë fond. Ekonomikisht shumë dëm i madh, politikisht jashtëzakonisht shumë. Si ta interpretojmë këtë kur këtu ka shumë patriotë që thonë ‘Albini po e lufton Serbinë’, por në fakt jemi të izoluar?”

Të ngjashme

Të fundit