Home Lajme Kajtazi tallet me Kurtin: “Nuk flejë mirë kur e kujtoj së në çfarë deregje ka ra Albin Kurti”

Kajtazi tallet me Kurtin: “Nuk flejë mirë kur e kujtoj së në çfarë deregje ka ra Albin Kurti”

0

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka thënë se po flenë i qet para takimit të 18 marsit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se është i shqetësuar me pozitën e kryeministrit.

Ai ka vlerësuar se nuk po flenë mirë për shkak të gjendjes se kryeministrit Kurti.

“Une nuk flej mire, veç kur e kujtoj se ne çfare deregje ka ra Albin Kurti, i cili pretendon se fle mir”, ka shkruar Kajtazi.

Pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, kryeministri Kurti ka thënë se është duke u përgatitur dhe po lexon për takimin e 18 marsit.

Unë jam shumë aktiv tërë kohën sepse Qeveria e Kosovës i ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, por një pjesë të kohës, krejt çka mundem përgatitem duke i lexuar dokumentet e deritanishme, por gjithashtu duke lexuar literaturë sa i përket bisedimeve dhe negociatave, këtu më ndihmojnë shumë këshilltarët edhe të mitë si kryeministër, por edhe këshilltarët e zv.kryeministrit Bislimit, icili përveç se integrimet evropian, është edhe zv.kryeministër.” – deklaroi ai.

Exit mobile version