azetari Vehbi Kajtazi është tallur me foton e kryeministrit Albin Kurti nga konventa e demokratëve në SHBA, duke kujtuar se Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është pritur në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa Kurti, tha ai, lavdërohet vetëm “pse e kanë thirrë në stadium bashkë me Alush Gashin e Bernard Nikajn”.
“Bedri Hamza, në opozitë dhe vetëm kandidat për kryeministër, ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa ky i panafaku fryhet pse e kanë thirrur në stadium bashkë me Alush Gashin, Bernard Nikajn dhe rreth 30 mijë të tjerë. 🤣 Askund nuk je i nderuar!”, shkroi Kajtazi.