23.7 C
New York
Friday, August 29, 2025

Buy now

Kajtazi: S’shoh dallim mes Kurtit, Krasniqit e Abdixhikut – pakicat janë garanci për të ardhmen e Kosovës në BE

- Advertisement -

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka thënë se një nga mënyrat se si mbrohen institucionet e vendit është që deputetët të mos votojnë.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ngrehu pikëpyetje nëse kryetari i sapozgjedhur i kuvendit, Dimal Basha e përfaqëson këtë institucion në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa tha se nuk sheh dallim të madh në mes kreut të VV-së, Albin Kurtit, atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe të PDK-së, Memli Krasniqit.

“Nuk shoh dallim të madh në mes Kurtit dhe Abdixhikut dhe as Memli Krasniqit. Pra, Kurti po i merr mbrapa në idetë e tij të mbrapshta tash e 5 vjet sa është në pushtet, pra këta vetëm i shkojnë mbrapa. Nuk janë në gjendje t’i paraprijnë asnjëherë dëmeve që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Kurti”.

“Pra, këto janë përgjegjësi e të gjithëve dhe përgjegjësia më e madhe është e shumicës për t’i garantuar të drejtat e pakicave. Pakicat janë garanci për një të ardhme të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Kajtazi, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme

Të fundit