-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kajtazi: Sikurse Rama ta kishte synim që ta rrëzonte Albin Kurtin, për mua është tepër legjitime

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë pjesë në zgjedhje dhe në protesta në Shqipëri,  me qëllimin e vetëm që ta rrëzonte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ai ka thënë se Kurti kishte provuar që ta rrëzojë Ramën në mënyrë ligjore por gjithashtu edhe Edi Rama ka të drejtë kushtimisht që ta rrrëzojë Albin Kurtin.

“Nuk besoj që kryeministri, Edi Rama nuk ka për qëllim që ta rrëzojë Kurtin, por nëse do ta kishte për mua është tepër legjitime” ka thënë Kajtazi në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka thënë se arsyeja pse kryeministri Rama nuk ka një qëllim të tillë, është se Ramës i nevojiten kundërshtarë që të tregojë që është më i mençur se ta, ndërsa Rama është duke luajtur me Kurtin.

“Kryeministrin Kurti,  Rama e ka bërë për pesë pare, sepse shkon dhe i viziton familjen e  Hashim Thaçit,  kurse nga krerët e shtetit të Kosovës askush nuk ka qenë”, ka theksuar ai.

Sipas Kajtazit, Rama është duke i joshur edhe biznesmenët që të investojnë në Shqipëri, kurse në konferencë për media ky i fundit ishte tallur me kryëministrin Kurti duke thënë se Kurtin mund ta rrëzojë vetëm Kurti.

Ndërkaq, ai ka thënë se gjithçka që është raportuar në media do të ishte legjitime pasi Kurti ka qenë i pari që i kishte shpallur luftë Ramës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit