7.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Kajtazi: Shabani, Qerimi dhe BIA u munduan që Masakrën e Reçakut t’ia mëveshnin UÇK-së

- Advertisement -

Një nga detajet e aktakuzës së “Spiunazhit” ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, janë edhe informacionet dhe përpjekja për të ndryshuar narrativen ndaj Masakrës së Reçakut.

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka deklaruara në Rubikon të Klan Kosovës, se provat janë të bollshme se Shabani e Qerimi përfshiheshin në rastin të komprometimit të Masakrës së Reçakut.

Për më tepër, Kajtazi thotë se plani i BIA-s dhe ideja e të akuzuarve ka qenë që Masakra e Reçakut t’u mëveshët shqiptarëve si montim, si një krim i kryer nga UÇK-ja për të nxitur bombardimet e NATO-së.

“Provat që ekzistojnë i bëjnë këta persona shumë të dyshimtë në kuptimin që kanë komunikuar e bashkëpunuar me zyrtarë të BIA-s, të një shërbimi sekret të armikut të Kosovës. Fakti që ke komunikim të përditshëm me ta, fakti që t`i dërgon materiale dhe informacione të ndryshme dhe përfshihesh në një rast të komprometimit të Masakrës së Reçakut është e mjaftueshme për të parë figurat e tyre e veprimtarinë e tyre. Për Masakrën e Reçakut para 5-6 vitesh ka nisur të kontestohet ngjarja dhe të kontestohen viktimat. Është riaktivizua shumë në veprimtarinë e këtyre njerëzve. Ideja ka qenë që Masakra e Reçakut t’u mëveshet shqiptarëve si montim, si krim i kryer nga UÇK-ja për të nxitur bombardimet e NATO-s. Ata e kanë zhvilluar këtë tregim, të cilin kanë provu, kanë dashur ta ndryshojnë rrëfimin për Kosovën, rrëfimin për krimet e Serbisë në Kosovë. Se gjoja kjo është kry edhe në bashkëpunim strukturat e sigurinë amerikanë që të përshpejtohej bombardimi i Serbisë nga NATO në ‘99”, tha Kajtazi.

Gjithashtu, dy të akuzuarit për spiunazh, Shabani e Qerimi, tentuan ta krijonin një narrativë për një “Shtëpi të Verdhë” në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit