Kosova mund të mbetet shumë keq për sa i përket shërbimeve shëndetësore.
Kështu u shpreh opinionisti Vehbi Kajtazi në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin.
Ai tha se për këtë çështje, shteti është dashur të mendojë shumë më herët.
“Në Gjermani po zhvillohet një debat për kthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Sepse gjermanët nuk po duan të shkojnë të shërbejnë në ushtri me 3000 euro pagë. Kur ka këso krizash në një vend si Gjermania, llogarite çfarë krizash mund të kemi ne. Nëpër QMF ka mungesë mjekësh e infermierësh. Nëse brenda një viti të ikin 600, kjo është shumë problematike dhe rreziku është që ne të mbesim pa shërbime për një periudhë të caktuar. Për këtë shteti është dashur të intervenonte dje, shumë më moti, e lëre më tash sepse gjeneratat e vjetra po plaken, specialistët e mirë disa prej tyre si Sali Ahmeti, po pensionohen”.
Kajtazi propozoi që mosha e pensionimit për mjekët të shtyhet përtej moshës 65-vjeçare.
“Duhet të mendojë shteti që moshën e pensionimit për mjekë ta lëvizë, të mos lihet me 65 vjet, sepse në këtë moshë ndoshta një mjek është në periudhën e tij më të mirë të punës dhe ofrimit të dijes e përvojës së tij. Në këto fusha besoj se do të kemi probleme, sepse për tjerat rigjenerohemi”, deklaroi Vehbi Kajtazi. /Klankosova.tv