Ai ka theksuar se një nga shembujt e dështimeve të kësaj qeverie, është Ministria e Shëndetësisë.
“Iu deshën 80 ditë Kurtit për të kërkuar ministër më të mirë se Rifat Latifi, më të mirë se Arben Vitia dhe në fund e riemëroi zotin Vitia. 79 ditë Kosova është pa ministër të Shëndetësisë. Kur shkoi Vitia e sollën si më të mirin të mundshëm Rifat Latifin, prej Amerike. Unë besoj se ai njeri ka pasur vullnet, unë besoj se ai nuk ka qenë i prishur, por ai ka ardhur ministër në një ministri ku Sekretari i Përgjithshëm është një njeri i Kadri Veselit, i emëruar nga Uran Ismaili, i cili ishte larguar nga Armend Zemaj dhe kur u kthye Arben Vitia në atë ministri u kthy me atë sekretar në atë kohë që për mua ishte shumë e çuditshme”, tha Kajtazi në Rubikon me Adriatik Kelmendin.
Tutje Kajtazi tha se mafia e barnave e ka detyruar ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, që të jap dorëheqje.
“Latifi është larguar nga ajo ministri pikërisht sepse mafia e barnave ia ka pamundësuar të punoj. Mafia e barnave momentalisht është prej më të fuqishmeve, në Kosovë nëse ka mafi ajo është mafia e barnave dhe kjo po ndodhë në qeverisjen e Albin Kurtit, me një sekretar të emëruar nga Uran Ismaili”, tha Kajtazi.