-1.7 C
New York
Saturday, February 15, 2025

Buy now

Kajtazi: Regjimi i Kurtit me të ardhur në pushtet e ka goditë KQZ-në

- Advertisement -

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se me ardhjen e tyre në pushtet, institucioni i parë që është goditur nga ta ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kajtazi tha se Kurti goditjen institucionale që ia ka bërë KQZ-së ishte nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani, duke e shkarkuar ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.

“Qysh prej ardhjes në pushtet të regjimit të Kurtit, goditja e parë që i është dhënë një institucioni është KQZ-ja nëpërmjet presidentes, noteres të Kurtit, siç e ka cilësuar ai pozitën e presidentit, me shkarkimin e Valdete Dakës”.

‘Shkarkimi ka qenë anti-kushtetues dhe fatkeqësisht nuk shkoi në Gjykatën Kushtetuese për fajin e LDK-së sepse bënte kalkulime, nuk e donte rrëzimin e Osmanit për shkak të llogaritjeve të veta partiake sepse do të konstatohej, është thënë prej gjithë ekspertëve, se Osmani e ka shkelur Kushtetutën kur e ka shkarkuar Dakën”.

“Duke e goditur KQZ-në në këtë mënyrë si institucion i pavarur kushtetues, që japin kontribut partitë politike me anëtarët e saj dhe sollën gjyqtarin Radoniqi i cili u soll si njeri i tyre, si njeri i parapëlqyer i Vjosa Osmanit për ta udhëhequr KQZ-në”, tha Kajtazi.

Ai më tej tha se Radoniqi, gjatë punës e ka parë presionin e pushtetit mbi KQZ-në dhe se në shumë raste i ka rezistuar atij presioni, teksa tha se partitë politike ia kanë dhënë edhe një tjetër goditje këtij institucioni me referendumin për kryetarët e komunave në veri.

“Partitë politike, goditjen tjetër që ia kanë dhënë KQZ-së është me organizimin e të ashtuquajtur referendum apo votim për kryetarët e komunave në veri sepse qeveria e ka aktivizuar KQZ-në, pra ekzekutivi një institucion të pavarur dhe në vazhdimësi është tentuar që të ndërhyjnë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit