21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Kajtazi: Rama po e merr rolin e një prirësi të qortimit të Kosovës

- Advertisement -

Analisti Vehbi Kajtazi ka thurur lavde për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në lidhje me performancën e tij diplomatike.

“Zotëri Rama i jep sharm, i jep bukuri, gjithçka që organizon, çka flet për kreativitetin e tij, çka flet për lidershipin e tij, por edhe për egocentrizmin e tij se gjithçka personifikohet me të, madje edhe ai dokumentari i lexum edhe i punum nga vetë zoti Rama”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës, duke iu referuar Samitit të Tiranës.

“Po këto janë pjesë kreative të paraqitjes publike. Ajo për mu që është ma e rëndësishme janë raportet e këqija, të akullta mes dy kryeministrave – zotërit Rama dhe zotëri Kurti.

“Ne nuk pamë komunikim mes tyre sot, ia zgjasin dorën njëri-tjetrit edhe nuk thonë asnjë fjalë”.

Kajtazi tha se ndonëse Rama ka të drejtë për ankesat dhe kritikat që i drejton ndaj Kosovës, ai megjithatë duhet të ketë një retorikë më të butë.

“Një orë e gjysmë fjalim [në Kuvend]. Në shumicën prej tyne unë pajtohem, absolutisht. Por, zotëri Rama do të duhej të ishte, pavarësisht të drejtës së tij dhe argumenteve të tij, do të duhej të ishte më i butë në raport me Kosovën në paraqitjet publike sepse po e merr rolin e një prijësi të qortimit të Kosovës”.

Të ngjashme

Të fundit