20.5 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Kajtazi: Prokuroria Speciale duhet ta hetojë presionin e deputetit Zyba mbi drejtorin e AKI-së

- Advertisement -

Kryetarja e  Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, ka pretenduar se deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka ushtruar presion mbi të dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Në lidhje me këtë, analisti Vehbi Kajtazi tha se për këtë gjë, Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Zybën.

“Prokuroria Speciale duhet të implikohet këtu sepse me ligj për deputetë dhe me Kushtetutë, deputetët janë të lirë të marrin vendime, të votojnë dhe të lirë nga çfarëdo presioni. Ai u denoncua publikisht nga kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, se ka ushtruar presion”.

“Ajo tha se ‘ka ushtruar presion’, dhe këtë duhet ta sqarojë. E dyta, ajo tha se është ushtruar presion mbi drejtorin e AKI-së. Ne duhet ta dimë, publiku duhet ta dijë por këtë e zbardh Prokuroria se çfarë presioni ka ushtruar mbi drejtorin e AKI-së. Dhe presioni që ky e ushtron, është përshkrim i asaj për të cilën ne kemi folur në vazhdimësi”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se fakti që Zyba e braktisi sallën e mbledhjes së komisionit dhe u kthye sërish “tregon se është kthyer për një qëllim”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit