14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Kajtazi: Prishja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tradhti kombëtare

- Advertisement -

Çështja e dinarit, i ka acaruar raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje, nga zyrtarët e lartë amerikanë si nënsekretari i Shtetit, James O’Brien, u tha se “Nëse ShBA nuk konsiderohet partnere nga ana e Qeverisë së Kosovës, as ShBA nuk do ta konsiderojë partnere qeverinë”.

Lidhur me këtë temë, në Rubikon ka folur edhe analisti Vehbi Kajtazi.

Kajtazi tha se prishja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tradhti kombëtare.

“Nuk ka dëm më të madh që mund t’ia bësh këtij vendi sesa t’i prishësh raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej një partneri, të konsiderohesh problem. Mos të konsiderohemi partner nga Amerika, nuk e di se çka na vyen shteti, si mund të funksionojmë?”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit