16.3 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Kajtazi pretendon se Kurti u takua në Shipol me biznesmenë të përfshirë në skemën e dyshuar të blerjes së votave

- Advertisement -

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka ngritur dyshime serioze për manipulime zgjedhore dhe blerje votash në komunën e Mitrovicës, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor. Ai ka deklaruar se dyshimet e tij kanë nisur pas mospërputhjeve të theksuara midis rezultateve zyrtare dhe Exit Poll-eve, gjë që ai tha nuk ka rastisur më parë në të kaluarën në këtë komunë.

Sipas tij, historikisht rezultatet e Mitrovicës në Exit Poll-e kanë qenë pothuajse identike me rezultatet përfundimtare, me margjina gabimi që nuk kanë kaluar 1%. Ai kujtoi se në zgjedhjet e vitit 2021, rezultati i Bedri Hamzës kishte devijuar vetëm 0.7%, duke përmendur saktësinë “milimetrike” të sondazheve të realizuara nga UBO Consulting.

“Unë fillimisht dyshimin e kam nis te huqja e Exit Polleve dhe te fakti se si është e mundshme që tri Exit Polle të realizuara nga institucione krejt të ndara, që janë madje edhe konkurrente në një formë – ia huqin në këtë masë. Kjo ka qenë pikëpyetja e parë. Kam hy edhe me shiku historikisht se si Mitrovica ka performuar në Exit Polle dhe në secilën matje të Exit Polleve, Mitrovica nuk ka lujtur më shumë se një për qind. Për shembull, në vitin 2021, margjina e gabimit te rezultati i Bedri Hamzës ka qenë vetëm 0.7. Pse e kam përmendur UBO-n është se pikërisht te UBO ka qëlluar ky rezultat. Sondazhet e UBO-s në këtë komunë janë me një saktësi milimetrike, pra as margjina e plotë e gabimit nuk është shfrytëzuar.” – tha Kajtazi.

Gazetari tha se pas zgejdhjeve, dy dëshmitarë janë lajmëruar në polici, duke raportuar lëvizje të personave me targa që nuk i përkisnin regjionit të Mitrovicës, të cilët, sipas tyre, qarkullonin mes lagjeve, sidomos në lagjen Shpikol.

Ai e lidhi gjithashtu prezencën e deputetit Albin Kurti në Shipol me një, sç pretendoi ai, takim me disa biznismen që ishin angazhuar për blerjen e votave.

Kajtazi pretendoi se skema e blerjes se votave ishte planifikuar 4-5 ditë para datës së zgjedhjeve dhe prezenca e Kurtit në këtë fshat ishte, sipas tij, “për t’i konfirmuar dhe takuar ata njerëz që do ta realizojnë dhe financojnë këtë.”

“Duke e parë këtë diskrepancë, që për bindjen time mund t’ia huq njëra apo dy, por tri Exit Polle – kam filluar me kontaktuar njerëz dhe rrjedhimisht kanë filluar me më kontaktuar njerëz, për shkak se kanë nisur dhe është diskutuar. Të nesërmen kanë qenë dy dëshmitarë që janë lajmëruar në polici. Policia e di, unë e di që në polici kanë shkuar dy dëshmitarë dhe aty ka nisur gjithçka. Ata kanë pohuar që kanë parë njerëz me targa që s’janë as të regjionit tonë – që kanë lëvizur sa në një lagje në tjetrën, në veçanti në lagjen Shpikol. Është edhe një element i rëndësishëm: tri ose katër orë para se të hapen këto vendvotime, kryeministri Kurti ka qëndruar në këto lagje – nga ora 1 deri në orën 3 të mëngjesit, ose edhe më shumë, dhe ka qëndruar me disa grupe që njihen dhe me disa biznesmenë që kanë fituar tender njëburimor. Indiciet se po blihen vota në ato lagje kanë ardhur shumë më herët. Sipas meje, planifikimi për këto blerje është bërë 4-5 ditë para datës së zgjedhjeve dhe prezenca e Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë në ato lagje ka qenë për t’i konfirmuar dhe takuar ata njerëz që do ta realizojnë dhe financojnë këtë” tha ai në “Rubikon”

Të ngjashme

Të fundit