11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kajtazi për zgjedhjet në veri: Kurti ra në kurth, ose i kreu një shërbim të madh Vuçiqit

- Advertisement -

Gazetari e analisti, Vehbi Kajtazi, ka komentuar zgjedhjet në veri një ditë pas përfundimit të tyre, ku nga katër komunat me shumicë serbe, fituan nga dy kandidat të LVV-së, respektivisht PDK-së.

Sipas Kajtazit, Kurti e Osmani, kanë rënë në kurthin e Vuçiqit, e po i kryejnë një shërbim të madh atij, pasi i kanë dhënë në duar Vuçiqit, argumentin se vota e lirë nuk ka rëndësi për serbët lokal. Sipas Kajtazit, formimi i Asociacionit, përkatësisht përshpejtimi i formimit të tij është pasoja tjetër pas këtyre zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Kurti, ose ra ne kurthin e Vuçiqit, ose i kreu nje sherbim te madh Vuçiqit

Dje postova nje fjali ku thash se “pasojat e ketyre zgjedhjeve do t’i shohim me vone”.

Natyrisht militantet me akuzuan se po i bej argat Serbise.

Nuk pres vleresim tjeter prej tyre.

Zaten keshtu veç me nderojne.

Po kthehem te zgjedhjet e djeshme dhe festes se partise ne pushtet se gjoja fitoi dy komuna me nje grusht vota.

Keto zgjedhje jane kurth serb, ne te cilin ka rene kryeministri Albin Kurti, bashke me noteren e tij, Vjosa Osmani.

Nepermjet tyre konfirmohet teza serbe se ata nuk kane nevoje per institucione te Kosoves te dala nga vota e lire dhe se nuk eshte problemi te Vuçiqi dhe bandat kriminale, por te serbet lokale te cilet mund te jetojne pa kryetar komunash, pa kuvende komunale, pa gjyqtare, prokurore, police e administrate.

Keto zgjedhje pershpejtojne formimin e Zajednices dhe autonomise se plote serbe ne Kosove.

Tash, amerikanet dhe evropianet thone “e provuat, por deshtuat. Kalojme ne fazen tjeter”.

Faza tjeter eshte autonomi.

Kushdo qe ka prit se Perendimi pajtohet me 1567 vota, 13 prej te cilave kane te serbeve, ose eshte budalle, ose eshte shume budalle.

Nga deklaratat e deritashme te BE-se dhe SHBA-ve shihet qarte se keto zgjedhje kane qene skenar per themelimin e Zajednices permes Albin Kurtit, perkatesisht zgjedhjeve “te lira dhe demokratike”.

Nese per Kosoven keto kane qene zgjedhje me qellim te demonstrimit te shtetit, per Serbine kane qene referendum – se populli serb ne veri i bindet vetem autoritetit te Beogradit.

Kurti, nxori veten lakuriq si nje kryeminister pa fuqi, pa dije dhe pa autoritet per te qeverisur gjithe vendin. Lakuriqesia veç se do te ekspozohet edhe me shume.

Urime “fituesve” te ketyre zgjedhjeve!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit