Home Lajme Kajtazi për VV-në: Ata po bëjnë propagandë, por propaganda po i dhezë

Kajtazi për VV-në: Ata po bëjnë propagandë, por propaganda po i dhezë

0
Kajtazi për VV-në: Ata po bëjnë propagandë, por propaganda po i dhezë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë propagandë, por sipas tij kjo propagandë po del të jetë funksionale për partinë në pushtet.

Sipas Kajtazit, ky lloj i fushatës nga Lëvizja Vetëvendosje flet për një arrogancë, por edhe për një siguri nga ana e tyre.

I ftuar në emisionin Rubikon, Kajtazi ka deklaruar se VV-ja nuk paraqet ofertë në zgjedhje për dallim nga partitë tjera për kërkesë dhe në këto zgjedhje kërkesa e tyre është “500 mijë vota”.

“Kemi një pushtet që ka propagandën, por propaganda po i dhezë. Ata nuk vijnë me ofertë ndryshe nga ju. Ata kanë kërkesë dhe ajo është që i duam 500 mijë vota dhe kjo kërkesë paraqet një arrogancë të tyre por edhe për një siguri të tyre. Ata patën një kërkesë të tillë edhe para 4 vjetëve dhe e arritën. Te VV-ja mund të bëhet deputet Gacaferri që nuk e din dallimin mes natalitetit dhe fatalitetit sepse mundësia për me dal përsëri parti e parë është shumë e madhe”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, luftimi i propagandës mund të bëhet më lehtë me rrena sesa mu mundin për ta bindur dikë se e kanë gënjyer.

Exit mobile version