Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë propagandë, por sipas tij kjo propagandë po del të jetë funksionale për partinë në pushtet.
Sipas Kajtazit, ky lloj i fushatës nga Lëvizja Vetëvendosje flet për një arrogancë, por edhe për një siguri nga ana e tyre.
I ftuar në emisionin Rubikon, Kajtazi ka deklaruar se VV-ja nuk paraqet ofertë në zgjedhje për dallim nga partitë tjera për kërkesë dhe në këto zgjedhje kërkesa e tyre është “500 mijë vota”.
“Kemi një pushtet që ka propagandën, por propaganda po i dhezë. Ata nuk vijnë me ofertë ndryshe nga ju. Ata kanë kërkesë dhe ajo është që i duam 500 mijë vota dhe kjo kërkesë paraqet një arrogancë të tyre por edhe për një siguri të tyre. Ata patën një kërkesë të tillë edhe para 4 vjetëve dhe e arritën. Te VV-ja mund të bëhet deputet Gacaferri që nuk e din dallimin mes natalitetit dhe fatalitetit sepse mundësia për me dal përsëri parti e parë është shumë e madhe”, ka thënë Kajtazi.
Sipas tij, luftimi i propagandës mund të bëhet më lehtë me rrena sesa mu mundin për ta bindur dikë se e kanë gënjyer.