Analisti Vehbi Kajtazi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke thënë se duhet pasur kujdes, nëse sipas tij merret vendimi për hapjen e saj, duhet ditur se a lëvizin ushtarët e KFOR-it.
Kajtazi u shpreh se nëse hapet ura dhe ushtarët amerikanë s’lëvizin, atëherë siç u shpreh ai, “po e dhunon shtetin tënd”.
“Duhet pasur kujdes, nëse e merr vendimin për hapjen e urës, a lëvizin ushtarët e KFOR-it apo jo. Nëse ti e merr vendimin me e hapë urën dhe ushtarët amerikanë nuk lëvizin, atëherë i bjen që ti je duke e dhunuar shtetin tënd, pra po e nxjerr aq keq, aq dobët saqë një vendim i yti i drejtë politik, për liri të lëvizjes, sfidohet nga amerikanët, miqtë tanë më të mirë, njerëzit që e kanë kontributin më të madh për lirinë e Kosovës”.
“Këto matematika nuk e di a i ka bërë mirë z.Kurti, unë besoj që në fillim nuk i ka bërë mirë, por ndërkohë i ka mësuar”, u shpreh tutje Kajtazi.