Vehbi Kajtazi, analist, ka komentuar deklaratën e mërgimtarit i cili e shpalli profet Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, duke e ndryshuar “shehadetin” e fesë islame.
Në fakt, ai ka ironizuar me deklaratën e këtij qytetari nga mërgata.
Kajtazi ka shkruar se “këta” po të mundnin do të ndryshonin edhe Kuranin.
“Me mujte keta edhe Kuranin e ndryshojne” – shkroi Kajtazi.
Çka tha mërgimtari?
Dje njëri nga këta mërgimtarë kishte eskaluar totalisht gjatë një deklarateje për Albin Kurtin, të cilin e kishte quajtur profet, e thënien shumë të vlefshme për myslimanët, e ka kthyer nga pejgamberi Muhamed, në emrin e Albin Kurtit.
“La ilahe, il Allah – Albin Kurti resul Allah” – është shprehur një mërgimtar për kamerën e lajmi.net.
Ai shkoi aq larg sa i ka quajtur jonormal 49% të qytetarëve që nuk e kanë votuar Albin Kurtin.