6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kajtazi për qytetarin që krahasoi Kurtin me profet: Këta me mujtë edhe Kuranin e ndryshojnë

- Advertisement -

Vehbi Kajtazi, analist, ka komentuar deklaratën e mërgimtarit i cili e shpalli profet Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, duke e ndryshuar “shehadetin” e fesë islame.

Në fakt, ai ka ironizuar me deklaratën e këtij qytetari nga mërgata.

Kajtazi ka shkruar se “këta” po të mundnin do të ndryshonin edhe Kuranin.

“Me mujte keta edhe Kuranin e ndryshojne” – shkroi Kajtazi.

Çka tha mërgimtari?

Dje njëri nga këta mërgimtarë kishte eskaluar totalisht gjatë një deklarateje për Albin Kurtin, të cilin e kishte quajtur profet, e thënien shumë të vlefshme për myslimanët, e ka kthyer nga pejgamberi Muhamed, në emrin e Albin Kurtit.

“La ilahe, il Allah – Albin Kurti resul Allah” – është shprehur një mërgimtar për kamerën e lajmi.net.

Ai shkoi aq larg sa i ka quajtur jonormal 49% të qytetarëve që nuk e kanë votuar Albin Kurtin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit