Opinionisti Vehbi Kajtazi po vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet të tregojë shkathtësi, për të dëgjuar rekomandimin e ndërkombëtarëve për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat.
Kjo sipas Kajtazit, meqë këto janë çështje teknike të cilat nuk ndikojnë asgjë në të ardhmen e vendit, përveç siç potencoi në Rubikon me Adriatik Kelmendin, marrëveshjes finale, përcjell klankosova.tv.
”Kur jemi në një process dialogu, palët duhet t’i eleminojnë të gjitha ato pengesa që e pengojnë arritjen e një marrëveshjeje. Neve na intereson marrëveshja finale me Serbinë”.
”Këto janë çështje teknike që nuk kanë asnjë ndikim për të ardhmen tonë, e as të këtij vendi. Nëse Kurti bëhet i mençur, e shtyn këtë afat për targat, sepse nëse vendos me zbatu vendimin e vet, atëherë çka ndodhë?”
”A jemi ne të gatshëm t’i çojmë Njësinë Speciale në veri? – apo mos e kemi bo Njësinë Speciale si një lloj kompanie private e sigurimit fizik. Nuk çohet policia për gjithçka në very. Ata janë për operacione të mëdhaja”.
”Në shumicën e këtyre rasteve, policia jonë është poshtëruar me mijëra raste. Pse duhet me i çu ne vazhdimisht policinë special me i tregu Serbisë, se jemi një shtet a?”
”Ne jemi në një proces dialogu”.
”Kemi pasur intervenimin e parë të pakoordinuar me amerikanët, dhe u dasht të tjerët me ndërhy me rikthy komunikimin e ndërkombëtarëve me kryeministrin e Kosoëvs, dhe qeverinë. Ajo që ka qenë për letërnjoftim ka qenë absolutisht e koordinuar me amerikanët, dhe doli mirë”.
”Sot doli një deklaratë zyrtare e zotrit Escobar, që kërkoi shtyrje për 10 muaj. Dhe këtë duhet me e pa si afat kur arrihet marrëveshja. Fakti që po kërkohet 10 muaj tregon se ne nuk jemi shumë afër marrëveshjes”.
”Marrëveshja finale i absorbon këto çështje teknike. Fakti që Escobar sot thotë ‘’marrëveshja me Serbinë nuk parasheh njohjen’’, atëherë kam frikë që zotri Kurti, nuk është i gatshëm ta çojë procesin përpara sepse synimi ka qenë njohja nga Serbia që është legjitime. Por që dizajni i marrëvshjes po shihet që nuk ka me na sjellë njohje nga Serbia”.