15.1 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Kajtazi për incidentin e Zemjat në shesh: E papranueshme, s’guxojmë ta kemi në mendje vetëgjyqësinë – Të shan, të fyen – shmange

- Advertisement -

Ditën e sotme, derisa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, po e jepte një intervistë në shesh të Prishtinës për një medium, një qytetar i tha “rrenc”.

Si pasojë, aty ndodhi një incident ku u përdorën edhe grushtet, siç mund të shihni në VIDEO.

Për këtë rast, në Rubikon të Klan Kosova ka folur gazetari Vehbi Kajtazi, i cili e quajti rastin të papranueshëm.

“Për t’u kthyer te incidenti i sotëm, ta analizojmë pikë për pikë. Merr sharje dhe fyerje nga një qytetar që ka ardhur nga jashtë. Pse vjen kjo? Vjen nga helmi i injektuar nga partia në pushtet. Ky në punë të vet, duke dhënë intervistë, dhe i del punë atij t’i tregojë a po rren a jo. Dhe kur e sheh, kur afrohet, natyrisht se zotëri Zemaj nuk është dashur të bie në këtë provokim, është dashur ta shmang, është dashur të mos ia kthejë, sepse çdo ditë marrim fyerje e sharje të tilla, por ja që dikush qëllon si zotëri Zemaj dhe nuk i fal”.

“Në gjykatë shihet se kush çon dorë i pari. Pra, kur çon dorë dikush, instinkti i parë është që duhet t’ia grabitësh. Ose duhesh me ik, ose me u mbrojt. Tani unë po shoh komente të ndryshme, se duhet t’ua tregojë vendin dikush… por, nuk guxojmë ne në asnjë moment me pas në mendje vetëgjyqësinë. Të shan, të fyen – shmange. Në fund të fundit, ky është deputet, e ai nuk e dimë kush është”, deklaroi Kajtazi.

Ai deklaroi se ka qenë edhe vetë disa herë vetë viktimë e dhunës, dhe thotë se “është ndjenjë e papranueshme”.

“Nëse kthehemi te rasti i sotëm: a ka mundur të shmanget një incident i tillë? Po, ka mundur. Por neve na shajnë çdo ditë tipa të tillë si ky mërgimtari. Aktualisht në paraburgim është një person, mërgimtar, i cili më ka bërë një prej kërcënimeve më të rënda të mundshme (më 28 është seanca), dhe kjo flet për një klimë të helmit e cila është instaluar nga LVV gjithandej, dhe viktimë e këtij helmimi shoh se janë më së shumti mërgimtarët. Është helm i injektuar prej shumë kohësh, e mërgimtarët janë viktimat e para të këtij helmi, e pastaj të tjerët që i përjetojnë kërcënimet dhe sulmet e këtyre njerëzve si pasojë e këtij helmimi”.

“E keni parë rastin me Avdullah Hotin në gjykatë. Keni parë që çdo verë, në kufi arrestohen mërgimtarë për shkak të kërcënimeve që iu bëjnë gazetarëve, politikanëve, aktivistëve të shoqërisë civile. Nuk po i fus të gjithë në një thes, sepse kam edhe unë familjarë jashtë, por ata nuk merren me punët e të tjerëve. Mirëpo, ky është helm, dhe për këtë foli edhe Kurti në Londër, që tha se shoqëria është e helmuar. E ky helm, ky diskurs, ka pasoja. Dhe kjo është një nga ato pasoja, dhe pasojat mund të jenë edhe më të rënda. Partia në pushtet është përgjegjësi kryesor, dhe ata nuk kontribuojnë për ta kthyer shoqërinë në një gjendje normale”, potencoi Kajtazi.

 

Të ngjashme

Të fundit