13.3 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Kajtazi paralajmëron: Vota për Albin Kurtin është votë për instalimin e diktaturës

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se në situatën aktuale politike, vota për kryeministrin Albin Kurti është votë për “rrënimin e sistemit kushtetues dhe instalimin e një diktature” në Kosovë.

Kajtazi e konsideron të kundërligjshme thirrjen e një seance nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Albin Kurti ta thirrë mbledhjen e Kuvendit. Qysh e thirrë? Me nënshkrime. Ky ta thirrë. Kur të shkon në Kuvend, mblidhen ata. Unë besoj partitë tjera shkojnë. Tash çka duhet me ba partitë tjera. Nëse e dojnë këtë vend, duhet me thanë, “nuk ban qekjo se është e kundërligjshme, antikushtetuese. Jemi tu e rrënu shtetin”. Po ai e ka kap për hunde, e ka kap sentimentin e votës, e ka kap fukarallakun dhe nevojat e njerëzve dhe e qet për votim.

Thotë kush është për, votojnë, kush është kundër, aaaa qe kush po voton kundër që paga minimale me u rrit në 500 euro, pensioni bazë minimal me u rrit në 150, shtesat për fëmijë të rriten në 50 për qind, investimet kapitale të bëhen 1 miliardë, ndërkohë që ky asnjë sen nuk ka investu. Kush është që punëtorët e sektorit publik ta marrin rrogën e 13-të. Ligjërisht me kushtetetutë, partitë tjera ish dasht mos me marrë pjesë fare në këtë seancë”, ka thënë Kajtazi në “VV Show”.

Sipas Kajtazi, nëse këto masa nuk kalojnë në Kuvend, Kurti do t’i përdorë si propagandë në fushatën për balotazh dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit, duke i paraqitur partitë e tjera si “kundërshtare të mirëqenies së qytetarëve”.

“Po atij nuk i intereson, ai e çon në Kuvend, dhe nëse nuk miratohet qekjo në kuvend, këta e ndërtojnë fushatën për balotazh edhe për zgjedhjet e ardhshme me vendime antikushtetuese. Dhe cili është tregimi i Kurtit tash në këtë fushatë për balotazh, edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në dhjetor, është që qeto parti nuk po dojnë me ua rrit juve pensionin, pagën minimale, investimet, shtesat për fëmijë. Pra, këta janë e keqja e këtij vendi, ma jepni votën mu se unë jam për juve. Dhe vota për Albin Kurtin, në këtë gjendje që jemi, është votë për rrënimin e sistemit kushtetues juridik të Kosovës dhe është votë për instalimin e diktaturës”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit