7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kajtazi: Nuk jemi duke ditë asgjë për procesin në Hagë, shteti të angazhoj institut për monitorim

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi, po insiston që shteti i Kosovës duhet të angazhojë ndonjë institut ndërkombëtar për të monitoruar procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Pra unë po insistoj që duhet të ketë monitorim dhe shteti duhet të angazhojë ndonjë institut ndërkombëtar. Sepse kanë shkuar dhe vazhdojnë të shkojnë para kot këtu”, u shpreh ai.

Sipas Kajtazit, një organizatë e cila do ta monitoronte procesin, nuk do ta cenonte aspak atë, por thjesht do të raportonte se a po shkelën të drejtat e njeriut.

“Kjo punë kishte qenë shumë më mirë edhe më në rregull, ata e kishin pasur të drejtën e monitorimit aty dhe kishin dalë me raport. Pra, një organizatë e tillë nuk e cenon as dëshmitarët as procesin në asnjë pikë, por del me një raport se po shkelën të drejtat e njeriut”, tha mes tjerash ai në Rubikon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit