4.8 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Kajtazi: Në zgjedhjet e ardhshme do kemi qeveri tjetër, pa Albin Kurtin kryeministër

- Advertisement -

Analisti politik Vehbi Kajtazi ka thënë se nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor të këtij viti, mund të ketë qeveri të re të vendit pa Albin Kurtin në krye.

Ai në Klan Kosova, ai ka pohuar se kjo mund të ndodhë nëse Partia Demokratike e Kosovës ka numër të madh të votave në Prishtinë.

“Në Prishtinë ishte dashtë të shihet më së miri rezultati, PDK-ja ka rritje, Uran Ismaili e ka dërguar PDK-në në Prishtinë në nivel tjetër. PDK-ja, me mbërritë rezultatin si partia e parë në Prishtinë, i fiton zgjedhjet në nivel të Kosovës, bazeni i votave është Prishtina”.

“Nëse PDK-ja arrin të shtrihet në Prishtinë edhe në nivel të zgjedhjeve qendrore, Albin Kurtin e ki në opozitë. Kemi me pa që në zgjedhjet e dhjetorit, që besoj se do të ndodhin, ne do të shohim qeveri tjetër pa Albin Kurtin”, tha Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit