Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me Qeverinë Kurti sa i përket situatës së fundit në Kosovë në lidhje me mungesën e energjisë elektrike.
Ai në statusin e tij ka lënë të nënkuptohet se gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit nuk ka pasur probleme në furnizim me energji elektrike.
“Në kohën e Hashimit qirat i dhezshim vec për ditëlindje”, ka shkruar Kajtazi.
Në një reagim tjetër, Kajtazi ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati i cili sot tha se kushdo mund t’i kthejë paratë në vlerë prej 100 eurove mbrapa.
“O popull i territ, keqyrne çfare lahperi keni pru ne pushtet. Ky qe mendon se Kosova ish çliru me mercenarë e jo me çlirintarë. Ky qe mendon se keto 100 euro jane te tij dhe ai po i ben favor popullit. Votojeni prape. Sepae kete meritoni -terrin, fukarallekun dhe poshtrinin”, shkroi Kajtazi.