Home Lajme Kajtazi me pyetje publike për Ramën: Rrogën 1575 euro e qiraja e shtëpisë mbi 3 mijë euro, si po e paguan?

Kajtazi me pyetje publike për Ramën: Rrogën 1575 euro e qiraja e shtëpisë mbi 3 mijë euro, si po e paguan?

0

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka shtruar një pyetje publike për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas Kajtazit, i pari i kryeqytetit, Rama, po paguan qira në Fshatin Ndërkombëtar, mbi tre mijë euro vlerë.

Gazetari, Kajtazi ka kërkuar të dijë se si arrin të paguaj këtë shumë kur paga e Ramës është 1575 euro me Ligjin për Paga.

“Pyetje publike për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Rroga jote me ligjin e ri për paga është 1575 euro. Qysh je tu e pagu qiranë e shtëpisë ne Fshatin Ndërkombëtar mbi 3 mije euro? Kah je tu i marre këto pare me pagu qira ma shume sesa paga jote?”, ka qenë pyetja e Kajtazit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=120866210938701&id=100090459666297&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version