22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Kajtazi me akuzë ndaj Kurtit: Ka përdorur gjuhë amnistuese ndaj Vuçiqit kur tha se nuk e pyeste Millosheviqi

- Advertisement -

Vehbi Kajtazi, analist, ka bërë një deklaratë interesante në emisionin “Info Magazaina” të Klan Kosovës, ku ishte i ftuar sot në një debat me Sadri Ramabajën, analist dhe aktivist i VV-së.

Sipas tij, përveç për Zoran Gjingjiqin e Oliver Ivanoviqin, Kurti ka pasur fjalë amnistuese edhe për Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë. Madje, z. Kajtazi ka thënë se Kurti këto deklarata i ka bërë publikisht.

“Zoti Kurti edhe për Vuçiqin ka thënë ka qenë ministër i Millosheviqit, por s’e ka pyet Millosheviqi. Kështu ka deklaruar vetë, mundeni me gjetë. Nuk e ka pyet kurgjo, pra ka përdorë gjuhë amnistuese edhe për presidentin e Serbisë në deklaratat e tij publike.” – tha Kajtazi në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit