1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kajtazi: Marri – Gërvalla akuzonte Haradinajn për vrasje e Kurti e duartrokiste (Video)

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon”, ka lëshuar videon e zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla, ku akuzon kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për vrasje.

Kajtazi shfaqi shqetësim për ‘marrinë’ e dyshes së VV-së në Junik, për siç tha, akuzonin komandantin e UÇK-së në Dukagjin për vrasje, e Kurti e duartrokiste zëvendëskryeministren.

“Donika Gërvalla e akuzon Ramush Haradinajn për vrasje pasluftës, dhe Albin Kurti e duartroket, kjo marri ka ndodhur dje në Junik”, u shpreh Kajtazi.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë skandaloze të zëvendëskryeministres Donika Gërvalla dhënë në Junik:

“Më lejoni edhe një vërejtje personale, sakrifica personale dhe familjare të mbush me përgjegjësi të madhe. Nuk është e denjë dhe nuk meriton respekt askush që mban një emër të madh, dhe nuk i bën nder atij emri. Një nga bijtë e Deçanit i shkruante dikur nënës së tij nga Gjermania, ‘rruga e nderit është ma e zorshmja por ma e mira dhe ma e drejta për njeriun, dhe kush u mundu për nder, nder ka gjet’. Prandaj unë mendoj se nuk meriton respekt, kur sakrificën personale, apo atë familjare e përdor si arsyetim për krim korrupsion, vrasje apo mashtrim.”, dëgjohet duke thënë Donika Gërvalla gjatë fushatës të së dielës në Junik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit