19.4 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Kajtazi: LVV s’do e zbatojë vendimin e Kushtetueses

- Advertisement -

Analisti Vehbi Kajtazi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses.

Kajtazi tha se rregullorja e ka paraparë se tre nënkryetarë zgjidhen me një votim, ndërkaq dy nënkryetarë zgjedhen me një vendim.

“Gjykata Kushtetuese kadal dal po mundohet me ia kallëzu një rrugë demokratike këtij njeriu për me i bind edhe këtë parti edhe partitë e tjera por edhe ndërkombëtarët që qiky njeri nuk është duke ndjekur rrugë të arsyeshme”, tha Kajtazi.

“Gjykata Kushtetuese nuk është organ ekzekutiv, ajo interpreton, edhe mund të ketë interpretim të katërt edhe të pestë. Sikur partia e parë të ishte normale, asnjëri prej aktgjykimeve nuk kish pas nevojë me nxjerr, se qysh në start çështja ka qenë e qartë. Por ne e kemi një Albin Kurti që e konfirmoi edhe vet që nuk punon për interesa të këtij vendi”, vijoi tutje ai.

Ai shtoi se Kurti është rreshtuar në anën e gabuar dhe nuk i përfaqëson më interesat e Kosovës.

 

Të ngjashme

Të fundit