Lidhja Demokratike e Kosovës, më 31 janar do ta mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku pritet të vendoset se kush do t’i prijë kësaj partie.
Ky zhvillim brenda LDK-së, u diskutua sonte edhe me të ftuarit në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Gazetari Vehbi Kajtazi, deklaroi se kjo parti ende nuk e ka një analizë të saktë se në zgjedhjet e kaluara i mori 13%.
“A është pasojë e lidershipit të Abdixhikut? A është pasojë e moskomunikimit mes strukturës përfshirë kryesisë së LDK-së?, apo është thjeshtë rezultat i Albin Kurtit, i cili vazhdon me marrë vota kurrkund ma shumë se në LDK”, deklaroi Kajtazi në Rubikon.






