Opinioni i Vehbi Kajtazit në “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me liderët opozitarë.
Kajtazi ka thënë se Kurti tashmë po sillet më normalisht si politikan.
Ai ka kujtuar periudhën kur Kurti dhe të tjerët digjnin Kuvendin dhe kundërshtonin votimin e Hashim Thaçit për president.
Sipas Kajtazit, Kurti tani po tregon një sjellje më të zakonshme dhe po kërkon mbështetje për shkak të dëshirës për pushtet.
“Sa pak u duket një politikani me u duk normal, ka nis me u duk normal, si politikan. Po flas si sjellje politike normale. Duhet me kujtu zotin Kurti dhe krejt ata që kanë qenë me të, kur digjnin Kuvendin, kur Hashim Thaçi votohej për president”, tha Kajtazi.
“Tash duke u sjell normalisht, kanë fillu me u duk si do politikanë mediokër të cilëve iu duhet vota. Pushteti është i ëmbël”, vijoi ai.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:






