Analisti dhe gazetari, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka ardhur në pushtet me premtime krejtësisht tjera.
Kajtazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti po pajtohet që krimet e Serbisë mbi shqiptarët t’i takojnë së kaluarës.
Sipas tij, Kurti gjithashtu po pajtohet për Zajednicën, si dhe po pajtohet për autonomi për serbët.
Postimi i plotë i tij:
Kur e amniston Vuçiqin nga krimet serbe ne Kosove duke thene se ate nuk e ka pyet Millosheviqi, lehte eshte me vendos edhe me u “harru e kaluara”.
Pra, Kurti po pajtohet qe krimet e Serbise mbi shqiptaret ti takojne se kaluares; po pajtohet per zajednicen; po pajtohet qe mos me u paragjyku statusin e Kosoves; po pajtohet per autonomi per serbet.
Ne pushtet ka ardhur me premtime krejtesisht tjera.